LonX – Kushtet e garancionit
Me këtë fletë garancion, LonX L.L.C zotohen se do të kryejnë riparimin, intervenimin ose ndërrimin e pjesës me defekt apo pajisjes në tërësi me atë të re,
nëse deri te prishja nuk ka ardhur me fajin e blerësit.
Periudha e garancionit fillon me datën e blerjes dhe përfundon në datën e caktuar sipas kategorisë së produktit
dhe periudhës së garancionit për atë lloj produkti me afat të përcaktuar nga kompania.
Reklamacioni i produktit (24 orë)
Në rast kthimi në reklamacion (24 orë), LonX L.L.C obligohet që me shpenzimet e saj të eliminojë prishjet dhe mangësitë
që kanë ndodhur gjatë përdorimit normal të pajisjes.
Klientit i obligohet që produktin ta sjellë me të gjitha pajisjet përcjellëse, ndërsa LonX L.L.C, me pranimin e produktit të dëmtuar
(jo për shkak të blerësit), obligohet ta bëjë servisimin brenda afatit kohor dhe të bëjë zëvendësimin me produktin që pala dëshiron
rreth atij çmimi.
LonX L.L.C garanton që produkti është cilësor dhe funksional gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancionit.
Klienti do të përfitojë benefitet e produktit nëse ndjek instruksionet dhe këshillat e dhëna për përdorimin e produktit përkatës.
Produkti në garancion mund të qëndrojë në servis brenda afatit 30 ditë pune nga dita e dorëzimit të produktit nga blerësi.
Garancioni nuk vlen në këto raste:
- Nëse blerësi nuk dorëzon së bashku me produktin edhe faturën origjinale të blerjes dhe fletëgarancionin.
- Nëse blerësi nuk i është përmbajtur udhëzimeve për përdorimin e pajisjes.
- Nëse pajisja gjatë kohës nën garancion është hapur nga servisi i paautorizuar ose nga ndonjë person i tretë, atëherë garancioni anulohet automatikisht dhe shpenzimet e riparimit i bartë vetë blerësi.
- Nëse pajisjes i janë bashkangjitur pjesë joadekuate nga ana e blerësit.
- Në rast të dëmtimeve fizike të pajisjes.
- Në rast të dëmtimeve të shkaktuara nga rryma apo uji. LonX L.L.C nuk mban përgjegjësi për humbjen e të dhënave.
- Nëse gjatë kohës së garancionit, prishjet janë shkaktuar si pasojë e konsumimit të pjesëve si bateritë, tonerët apo drum, atëherë të gjitha shpenzimet i bartë blerësi.
Vërejtje
- Kthimi në reklamacion ose servisim është i vlefshëm vetëm në rastin kur blerësi posedon fletëgarancionin.
- Pjesë e garancionit nuk janë bateritë, kabllot, adapterët, çantat dhe aksesoret e ngjashëm.
- Kryerja e shërbimeve për të cilat ka skaduar garancioni nuk nënkupton vazhdim ose zgjatje të garancionit.
Faleminderit për mirëkuptim!









